Një 49-vjeçar ka përfunduar në spital këtë të mërkurë në Vlorë, pasi duke lëvizur në këmbë është rrëzuar në tokë.
Sipas policisë, dyshohet se ai është rrëzuar pasi ka qenë nën efektin e alkoolit.
“Në lagjen “Lef Sallata”, shtetasi anglez B.Y., 49 vjeç, duke lëvizur në këmbë dyshohet se është rrëzuar në tokë pasi ka qenë nën efektin e alkoolit dhe për pasojë është transportuar në spital për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thonë blutë në një njoftim zyrtar.