Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I dënuar me 10 vjet burg në Itali, arrestohet në Tiranë 40-vjeçari me 4 emra

09:34 / April 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim re
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bën të ditur se ka vënë në pranga një 40-vjeçar i cili është dënuar në Itali me dhjetë vite burg në akuzën e vjedhjes në rrethana rënduese.

Sipas burimeve zyrtare bëhet fjalë për një person i cili mbante 4 emra, Shkëlqim Çela (Çypi), alias Arian KontiI, alias Fatjol Perleka, alias Shkelqim Qypi, 40 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Alias”

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Departamenti i Policisë Kriminale, Interpol Tirana dhe Interforza Italiane.

Bie në pranga një i kërkuar, i dënuar në Itali me 10 vite burg për “Vjedhje në rrethana rënduese”.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale dhe autoriteteve policore Italiane – misionit INTERFORZA, u bë i mundur lokalizimi në qytetin e Tiranës i një personi të kërkuar nga drejtësia italiane.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga Sektori i Operacioneve dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Alias”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Shkëlqim Çela (Çypi), alias Arian KontiI, alias Fatjol Perleka, alias Shkelqim Qypi, 40 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Udines në Itali e ka dënuar me 9 vjet, 11 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga nenet 624 dhe 625, të Kodit Penal Italian.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.