Policia e Sarandës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, për një vrasje të kryer 24 vite më parë.
U arrestua Hair Breshanaj, 62 vjeç, banues në Sarandë, i cili në vitin 1998 kishte vrarë shtetasin N.N në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta.
Breshanaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
