Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I dënuar në Itali për trafik droge, por 47-vjeçari prangoset në Pogradec

09:27 / October 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia.jpeg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Taulant Agushi ka rënë në prangat e Policisë së Pogradecit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Ai akuzohet për trafik droge.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Agimi”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Interpol Tirana.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 47-vjeçar i dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, nga strukturat e lartpërmendura, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Agimi”. Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Taulant Agushi, 47 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec. Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Taulant Agushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 2026

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.