Një 58-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Haredin Fejzulla, është shpallur në kërkim nga autoritetet belge.
Fejzulla është dënuar me 9 dhe 4 vite burgim nga gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, si dhe me 5 vite nga gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale.
Policia belge ka vënë në dispozicion një numër, për cilindo që ka informacione për shqiptarin e shpallur në kërkim.
