Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I dhanë rryshfet punonjësit për të hyrë në zonën e plazhit në Kakome, vjen reagimi: Shkarkim dhe ndjekje penale

17:24 / August 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kakome
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Pas denoncimit të disa qytetarëve se kishin paguar nën dorë një prej punonjësve të një security për të kaluar në një pronë private dhe për të bërë plazh në Kakome duke shkelur kushtet dhe rregulloret e kompanisë, ka ardhur dhe reagimi i kësaj të fundit.

ARB Security sqaron se ka vendosur shkarkimin dhe ndjekjen penale për shpërdorim detyre të ish-punonjësit të saj që u kap duke kryer shkeljen si dhe ndjekje penale për personin që kreu korrupsionin ndaj punojësit privat.

Ajo sqaron më tej se qytetarët që shkojnë tek Porta e “Riviera Kamome” dhe duan të shkojnë në plazh, do të duhet të ndjekin rrugën alternative që është e lirë ne perimetrin e Objektit pasi perimetri i rrethuar është pronë private .

“Siç mund të jeni në dijeni, me datë 08 Gusht 2023, ora 10:32, në rrjetin social JOQ Albania, shkruar nga S. Shtjefni, pasqyrohet nje video ku tregohet që një punonjes shërbimi tek Porta e Hyrjes së objektit “Riviera Kakome” ka Iejuar të hyje një qytetar, në këmbim të 10 EUR. 2. Drejtuesit e ARB Security, sapo u njohen me këtë lajm, morën dhe analizuan informacionin paraprak përkatës, ku rezulton se punonjësit i shërbimit i është ofruar një shumë prej 10 EUR kundrejt hyrjes në Objekt. 3. Ky veprim është në kundërshtim të hapur me Kodin e Sjelljes dhe Etikës së Biznesit të ARB Security, në shkelje të rregullores së brendshme të ruajtjes së këtij Objekti si dhe të drejtës mbi pronën private duke qenë se është brenda një perimetri të rrethuar. 4. Në kontratën e nënshkruar midis dy subjekteve është e përcaktuar qartë që veprime të tilla abuzive janë të dënueshme dhe të ndaluara për punonjësit e shërbimit. 5. Ky veprim dëmton si imazhin dhe reputacionin e kompanisë tonë, ashtu edhe të Subjektit “Riviera Kakome””, thuhet më tej në njoftim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.