Makina është në pronësi të Nikollë Prenga, i cili punon si gardian në burgun e Shënkollit në Lezhës. Mjeti i parkuar është djegur tërësisht.
Vetë Prenga ka deklaruar se kishte dyshimet e tij, të cilat ia kishte treguar policisë.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mjeti i djegur është i llojit tip Benz Mercedez.
Ende nuk dihet nëse ngjarja lidhet me detyrën e pronarit të mjetit dhe nëse është një mesazh për të.
