Një automjet tip Volksvagen është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Mësohet se makina i përket një punonjësi të policisë së Elbasanit, ndërsa hetimet pritet të zbardhin shkakun e aksidentit.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit E.Gj., ( punonjës i Policisë në Komisariatin Elbasan), i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes.