Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

I doli emri në Pandora Papers, reagon për herë të Vasil Kallupi: Gazetari ka shpifur dhe më ka baltosur…

21:29 / October 7, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pandora papers
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vasil Kallupi është biznesmeni shqiptar që ka qenë në fokus të mediave ditët e fundit, pas publikimit të skandalit me përmasa globale, “Pandora Papers”.

Rrjeti investigativ BIRN, publikoi një artikull, lidhur me kompaninë e Kallupit, e cila kishte përfituar miliona euro, nga nënkontraktori i OST, EnergoInvest.

Në reagimin e tij për TPZ, Kallupi thotë se gazetari i BIRN “ka shpifur dhe e ka baltosur” figurën e tij dhe se ka instruktuar avokatët për të ndjekur çështjen. Kallupi nuk shpjegon në këtë deklaratë, se çfarë konsulence i ka ofruar kompanisë EnergoInvest, nga e cila ka përfituar plot 3.6 milionë euro, nëpërmjet kompanisë së tij offshore.

Reagimi i plotë i Vasil Kallupit:

Lajmet e fundit të paraqitura në mediat e vendit rreth emrit tim Vasil Kallupi dhe kompanisë time më detyrojnë të jap disa sqarime. Nuk është e ndershme, etike dhe aspak profesionale, që një gazetar mendon se lartëson veten profesionalisht, duke publikuar artikuj sensacional në vazhdën e skandalit të quajtur “Pandora Papers”. Nuk mund të hidhet baltë mbi punën dhe biznesin tim privat, duke pretenduar se mediokriteti I gazetarisë ka zbuluar “sekrete” dhe “bashkëpunime sekrete” . Nuk mundet që ndërmjet shpifjes të ndërlidhen insinuata dhe të pavërteta që cenojnë drejtpërdrejt figurën time.

Me këtë reagim, dua që të njoftoj opinionin publik se pseudo gazetari investigativ, Besar Likmeta në emër të kauzës shumë të ndjeshme në vendin tonë dhe në rajon, ajo e luftës ndaj korrupsionit, por gjithashtu edhe për të pretenduar lavdinë e “një gazetari të madh” ka shpifur dhe keqpërdorur informacione duke përfshirë e keqinformuar edhe rrjetet ndërkombëtare të gazetarisë investigative.

Me gjithë respektin për profesionin e gazetarisë, pas të cilit qëndrojnë shumë profesionistë që flasin vetëm me zërin e së vërtetës , është detyrim moral I gjithë secilit për të demaskuar ata që shpifin e abuzojnë në emër të së vërtetës, duke manipuluar opinionin publik me informata të pavërteta.

Kompania ime, AL Energy është kompani e regjistruar zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara në Dubai me Ëebsite zyrtar, në të cilën janë publikuar të gjitha bashkëpunimet e mia me të gjitha kompanitë ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe kompaninë Energoinvest, përfaqësues i së cilës jam që nga viti 2012.

Nga kompania SMF e cila menaxhon kontabilitetin e kompanise time, janë vjedhur dokumentat personale . Këto dokumente të marra në rrugë jo ligjore, janë publikuar nga personi Besar Likmeta për të krijuar sensacion në opinionin publik.

Dokumentet e publikuara nuk zbulojnë asnjë sekret ashtu siç ka pretenduar t’i paraqes gazetari, por konfirmojnë informacione zyrtare të publikuara në Ëebsite-in zyrtar te kompanisë time.

Manipulimi i radhës bëhet me të dhënat e llogarisë bankare, me pretendimin se unë kam pranuar 3.6 milion euro nga Energoinvest brenda një muaji pasi .

E vërteta është se, unë kam pasur disa bashkëpunime me Energoinvest, nga të cilat kam pranuar pagesa për punët dhe aktivitetet e realizuara sipas kontratave dhe raporteve për punën e kryer.

Manipulimi me etjen e popujve të Ballkanit për drejtësi dhe transparencë është pandershmëri dhe krim në vetvete.

Tentativa e ulët për të më njollosur mua dhe familjen time, vetëm pse posedoj një kompani që ka publikuar zyrtarisht të dhënat në Ëebsite,është veprim jo profesional që nuk i bën nder as shqiptarëve, as rrjeteve të gazetarisë investigative, apo çdokujt askujt tjetër që ka për qëllim drejtësinë dhe të vërtetën.

Vasil Kallupi ka shumë miqësi dhe është mik i shumë mjekëve, sportistëve, gazetarëve, këngëtarëve, politikanëve në mbarë botën , të gjithë emra të mëdhenj e të nderuar.

Lakimi I shumë emrave se unë isha mik me këtë apo atë, kishin vetëm një qëllim, shtrëmbërimin e të vërtetës dhe keq informim të opinionit publik. Gjithçka e paraqitur në emrin tim, vërtetojnë edhe një herë, jo profesionalizem dhe mungesë etike të disa ashtuquajturve gazetar. Pa dyshim papërgjegjshmëria dhe paaftësia e një gazetari, nuk mund të rrënoj mundin, djersë, dijen dhe sakrificën e një punëtori dhe biznesmeni të ndershëm.

Bashkëpunimet me kompaninë Energoinvest apo shumë kompani të tjera kanë qenë publike dhe transparente në çdo moment për të gjithë gazetarët dhe qytetarët, prandaj paraqitja e bashkëpunimeve të mija me kaq pompozitet si zbulim “sekretesh” është akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm për një gazetar.

Duke marr shkas nga ngjarja, e cila cenon drejtpërdrejt personalitetin dhe biznesin tim, unë kam autorizuar avokatet e mi, qe do te ndërmarrin gjithë hapat ligjore duke kërkuar pushimin e këtij cenimi dhe rivendosjen e nderit dhe personalitet tim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Socialistët nuk janë gati të dalin kundër kryetarit të tyre”, Dudushi: Do ketë debate në Asamble, por pa përçarje brenda partisë

22:34 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.