Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Me urdhër të SPAK, arrestohet në mes të qytetit prokurori i çështjes së Fjolla Morinës

15:18 / June 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pranga fushe arrez
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestohet në mes të qytetit të Kavajës, aty ku banon dhe prokurori drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmod Karriqi, aktualisht drejtues i komanduar nga KLP, ndërsa emërimin e tij, e ka si prokuror në detyrë në prokurorinë e Lushnjës. Tre vite më parë Karriqi ka shërbyer si prokuror në Kavajë.

Prangosja dhe shoqërimi i tij është bërë në kuadër të një operacioni blic që është zhvilluar sot nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjentët e SPAK. Urdhri ka ardhur direkt nga Prokuroria e Posaçme, pasi Karriqi akuzohet për “korrupsion pasiv”, mitmarrje. Për ngjarjen është vënë në pranga edhe shoferi i prokurorit. Pas arrestimit policia ka bërë edhe kontrolle në banesën e prokurorit. Me urdhër të SPAK ai është mbajtur në monitorim nga organet e tjera ligjzbatuese.

Sot, teksa ndodhej në shëtitoren e Kavajës bashkë me sekretarin e Prokurorisë së këtij qyteti, Isuf Gega, ai është ndaluar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë. Edmond Karriqi është ndaluar për akuza që lidhen me korrupsionin dhe aktualisht po merret në pyetje. Në pranga është vënë dhe shoferi i prokurorit Karriqi, ndërkohë që priten edhe arrestime të tjera. Në kërkim janë shpallur shtetasit D.D., dhe E.B.

Karriqi ka qenë dhe prokurori i dosjes së këngëtares Fjolla Morina e cila u kap me armë në pikën kufitare të Morinës, ku pas “arrestit shtëpiak” u arratis për në Kosovë dhe përfundoi në Maldive.

209195030 844215992855340 7312565836197782259 n 682x1024 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Kallëzimi për Nesti Angonin, Gjykata e Lartë urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin

19:04 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.