Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“I erdhën mesazhe nga Italia”, si burri shqiptar ia kishte nxirë syrin gruas para se ta vriste /Foto/

21:36 / December 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mesazhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Media britanike e njohur botërisht BBC raporton për një ngjarje të rëndë të ndodhur në vend, me protagonist një çift shqiptarësh.

Fatos Xheta pak kohë më parë theri me thikë gruan e tij Safie Xhetën. Ndërsa tashmë, ai ka dalë para gjykatës për t’u përgjigjur për krimin që ka kryer. Fatos Xheta akuzohet se më datë 17 qershor në Oksford ka vrarë me thikë bashkëshorten Safie Xheta 35 vjeçe.

Një nga shoqet e Safie Xhetës, tha përpara gjykatës, se para se Fatosi ta vriste me thikë gruan, e kishte dhunuar atë sistematikisht për disa muaj rresht. Ai ia kishte nxirë syrin dhe ia kishte thyer telefonin.

Dorela Rehova tha para gjyqit britanik se e kishte takuar Safien disa ditë para vrasjes dhe kishte vënë re se ajo ishte shumë e mërzitur. Rehova, e cila punon si një punonjëse e thjeshtë në shtetin britanik deklaroi se Safia i kishte thënë se e kishte rrahur Fatosi, pasi i kishte gjetur në telefon disa mesazhe nga Italia. “Ai më dhunoi, më nxiu syrin, pasi më gjeti mesazhe në telefon, të cilat vinin nga Italia”.

Rehova deklaroi po ashtu se ishte mërzitur se burri nuk e lejonte të kishte miq. “Përse nuk më lejon të kem miq? Tashmë unë nuk kam as telefon, sepse ai ma shkatërroi atë”.

Më parë në gjyq kanë dhënë deklarata të afërm të familjes Xheta, të cilët kanë deklaruar se sa herë shkonin atje, nuk kishin vënë re ndonjë sjellje anormale apo që çifti të mos shkonte mirë. Arjan Lazri, kushëri i Fatos Xhetës tha se ata shkonin kaq mirë dhe nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur. Ai tha se nuk ka gjë tjetër për të shtuar, përpos kësaj.

Vëllai i Fatos Xhetës, Dashmiri deklaroi se çifti shkonte shumë mirë, e donin njëri-tjetrin dhe e respektonin po ashtu njëri – tjetrin. Një tjetër kushëri i z.Xheta u pyet nëse kishte parë çiftin të debatojë dhe ai u shpreh se asnjëherë nuk kishte parë që ata të kishin probleme.

Media britanike merr vesh se çifti ishin martuar me njohje në Shqipëri, ndërsa më tej janë transferuar në Itali. Të hënën, prokurori i çështjes  Charles Uard-Jackson u shpreh se zonja Xheta kishte pësuar një therje të tmerrshme në qafë.

Ai u shpreh se z.Xheta ishte bërë një kontrollues i rreptë i zonjës Xheta, duke besuar se ajo e tradhtonte. Vetë i dyshuari Fatos Xheta hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se nuk është autor i vrasjes.

gruaja3
gruaja2
Mesazhe 1

burri shqiptar mesazhet nga italia nxire syrin gruas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.