Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I ftohti polar/ Gjashtë persona humbin jetën në SHBA

18:25 / January 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Temperatura shumë të ulëta kanë përfshirë hapësira të mëdha të terrirorit të SHBA-së, duke krijuar vështirësi të mëdha dhe viktima. I ftohti polar sipas meteorologëve mund të përjetohet vetëm një herë në një gjeneratë.

Por makthi për banorët që jetojnë në zonën e Midwest-it do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Sipas ekspertëve, termometri mund të zbresë ndjeshëm. Deri tani gjashtë persona kanë humbur jetën.

Raporte të ndryshmë tregojnë se në Chicago, temperaturat mund të shkojnë deri në -28 gradë Celsius, ndërsa erërat e ftohta rrezikojnë ta bëjnë të ndihet si minus -45 gradë. Edhe pse banorët atje janë mësuar me dimra të ashpër, ky front i acartë do të jetë sfidues edhe për më të kaliturit.

Qytete të tëra po mbyllen në Midwest prej të ashtuquajturës “vorbulla polare”, thotë BBC. Fenomene të tilla zakonisht vihen re në Polin e Veriut, por një ngrohje e papritur e tij, prej një vale ajri të ngrohtë nga Maroku, bëri që vorbulla të zhvendosej në jug, drejt SHBA-ve.

Ngricat pritet të prekin 250 milionë amerikanë dhe 90 milionë prej tyre do të përjetojnë temperatura nën zero. Ndërkohë, disa pjesë të Europës, e sidomos Franca, do të përballen me shira të dhunshëm, dëborë dhe erëra të forta, për shkak të stuhisë “Gabriel”, që po lëviz në perëndim të kontinentit të vjetër.

humb jete SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.