Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I gjente vajzat në rrjetet sociale/ Prostitucion në një qendër masazhi, në pranga pronari dhe klienti

11:11 / October 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Masazh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona në sajë te operacionit të koduar “Rekrutimi”.

Sipas burimeve zyrtare pronari i një qendre masazhi rekrutonte vajza përmes rrjeteve sociale për ti punësuar si masazhatore, por më pas i detyronte të ushtronin prostitucion. Ndërkaq, krahas pronarit 27-vjeçar është arrestuar dhe një klient 30-vjeçar.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Operacioni i koduar “Rekrutimi”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Goditet një rast i shfrytëzimit për prostitucion dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion.

Vihet në pranga, për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni, menaxheri i një qendre masazhi.

Në pranga edhe një klient i qendrës së masazhit.

Procedohen penalisht dhe 3 shtetase, për veprën penale “Prostitucioni”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxheri i një qendre masazhi, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara, pas një hetimi disamujor u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Rekrutimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi R. F., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Gjithashtu, në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë një shtetas 30-vjeçar (klient i qendrës së masazhit) dhe u proceduan penalisht 3 punonjëse të qendrës së masazhit, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.