Profesori i njohur Artan Fuga ka lajmëruar se ka kaluar me sukses koronavirusin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fuga ka njoftuar se prej 17 ditësh ishte i izoluar për shkak të infektimit me koronavirus. Ai ka bërë të ditur se fatmirësisht e ka mundur virusin dhe tani është kthyer sërish në komunikim me njerëzit. Fuga ka falënderuar mjekun dhe familjarët te cilët i qëndruan pranë në këto momente të vështira.
Postimi i plotë:
Pas 17 ditësh kur ka qenë e pamundur të komunikoj për shkaqe të kuptueshmë në ditët tona, rikthehem në komunikim me shpresë dhe besim se nuk do të rikthehem më atje nga ku po rikthehem!
Falenderoj pa masë dr. Arian Harxhi, prof., si edhe të gjithë miqtë që nuk m’u ndanë asnjë cast, kolegë, mjekë, të afërm, të njohur e të panjohur, që na ndihmuan me gjithçka mundën dhe kishin.
Përulem!
