Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“I jam afruar disa herë vdekjes”- Zbardhet dëshmia e shqiptares që e shpëtuan fqinjët nga duart e burrit

13:41 / September 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiptar greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Jam dhunuar, i kam shpëtuar shumë herë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, ka treguar në dëshminë e saj, 22-vjeçarja shqiptare e cila u torturua nga bashkëshorti se lindi vajzë.

Ajo u shpëtua pas 2 vitesh torturë brenda banesës ku 28-vjeçari e mbante të izoluar nga fqinjët e saj në Greqi.

Mbrëmjen e së enjtes kur banorët e lagjes u mobilizuan për ta shpëtuar pasi dëgjuan britmat e saj.

Fqinjët kanë shkuar tek banesa e çiftit duke goditur dyert, si edhe kanë njoftuar policinë. 28-vjeçari ka tentuar të dalë nga dera e pasme për të shpëtuar, por fqinjët e kapën dhe e ndaluan.

Kur policia hyri brenda banesës gjetën nënën e re e cila kishte përqafuar fëmijën e saj dhe ishte e mbuluar me gjak me shenja mavijosje në qafë, pasi bashkëshorti kishte tentuar ta mbyste.

Menjëherë është lajmëruar ambulanca dhe gruaja e fëmija janë dërguar në spital.

Torturat pas zbulimit të gjinisë së fëmijës

Ajo u martua me detyrim nga prindërit e saj në moshën 18-vjeçare dhe u zhvendos së bashku me partnerin nga Shqipëria në Volos të Greqisë në vitin 2021, por ky i fundit nuk e lejoi kurrë të mësonte greqisht, apo të kishte kontakte me njerëzit.

Sipas, protothema.gr, 28-vjeçari shqiptar e ka dhunuar bashkëshorten e tij që kur u bë e ditur gjinia e fëmijës së tyre, pasi ai nuk donte vajzë.

Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit.

Dhuna ndaj saj ishte e përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.