Gazetar i njohur në Top Channel ka shkruar një status në rrjetin social Facebook që ka ngjallur shumë reagime të forta. Spikeri i lajmeve Paço ka shkruar ‘i pavdekshëm’ referuar figurës së ekstremistin grek Kostandinos Kaçifas i cili mbeti i vrarë në Lazarat.
Ilir Paço iu ka dhënë ‘zemra’ statuseve për ekstremistin grek.Kjo ka ngritur një ‘furtunë’ reagimesh në rrjet pas gjestit të tij më të fundit. Edhe pse gazetari është i njohur për qendrimet e tij pro greke.
Po ashtu edhe në një postim tjetër duken qartë qendrimet e tij, në atë postim ku grupet ekstremiste shanin e ofendonin shqiptarët dhe kryesisht Marin Memen për publikimin e fakteve të herëpashershme ndaj padrejtësive që bëjnë grekët ndaj shqiptarëve, edhe po aty ai komenton dhe frymëzon këto grupe.


