Një person ka qëlluar me armë zjarri nga xhami i makinës së tij para shtëpisë së një tjetër shtetasi në Gjoricë të Bulqizës. Sipas policisë, ai është shpallur tashmë në kërkim ndërsa punohet për sqarimin e ngjarjes.
Bulqizë/ informacion paraprak
Rreth orës 17.40, në fshatin Gjoricë, shtetasi R. K., me një automjet tip ‘Golf’, dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri atutomatik, para banesës së shtetasit D.R., i cili ka njoftuar menjëherë Policinë.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e të rrethanave të ngjarjes.
