Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I kërkoi gruan kryeministrit/ Drama e Kastriotit, humbi vëllanë dhe nipin 3 muaj më parë

14:06 / December 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gruaja kastrioti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kastrioti nga Lezha u bë viral në rrjetet sociale për shkak se i kërkoi kryeministrit Edi Rama gruan, të cilën e kishin çuar në hotel për tu strehuar.

Gruaja ishte zhvendosur në një hotel në Golem me fëmijët, por Kastrioti nuk dinte shumë për këtë teksa shfaqej i hutuar para kryeministrit. Në një tragjedi të tillë, drama e të prekurve nga tërmeti është e madhe. Por Kastrioti ka një histori tragjike.

Mësohet se ai ka humbur vëllanë dhe nipin tre muaj më parë, të cilët ishin mbytur në pus.

Newsbomb ka zbuluar historinë e tij ku shkruan se djali i vogël i tij është me aftësi ndryshe dhe kishte marrë trajtim në qendrën e zhvillimit ditor në Lezhë.

Gruas së tij, i ka rënë për barrë që të kujdeset për dy burra me aftësi të kufizuara, Kastriotin dhe djalin e vogël.

Kastrioti dukej i traumatizuar dhe tepër i shqetësuar.

Ai kishte dëgjuar se një grup personash që u ishin shkatërruar banesat nga tërmeti, ishin zhvendosur në Golem.

Kastrioti nuk ka as para për të shkuar atje ku ndodhet bashkëshortja dhe as të njohur për ta shoqëruar.

I deportuar nga Franca pasi nuk siguroi dot azilin, Kastrioti u kthye në fshatin e tij në Torrovicë të Lezhës.

Në pusin e shtëpisë, humbën jetën në shtator vëllai dhe nipi i tij, të cilët u gjetën të asfiksuar.

Kastrioti qëndronte në bulevardin “Gjergj Fishta” të Lezhës me shpresën se do të gjente ndonjë punë për të siguruar para për t’u ushqyer.

Motra dhe kunata e tij ndodheshin në Durrës dhe kishin si synim ta merrnin afër.

Mirëpo tërmeti i 26 nëntorit nuk i la kohë askujt të mendohej dhe bashkëshortja e Kastriotit merr fëmijët dhe zhvendoset në Golem.

Ndërsa ishte i shqetësuar për fatin e gruas dhe dy fëmijëve të tij, Kastrioti përballet edhe me përqeshjet e turmës.

Video pasi u bë virale tashmë u harrua, por halli i Kastriotit i cili kërkon gruan dhe fëmijët, akoma jo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.