Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“I kërkoja shitëses të më rregullonte tabletin, debatova me të shoqin”, i riu nga Tirana futet me makinë në dyqan

18:37 / August 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina dyqan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 34-vjeçar është nxehur aq shumë me sjelljen e pronarëve ku ishte klient, sa që e ka pasur të pamundur të kontrollojë nervat dhe për pasojë, gjaknxehtësia ka sjellë jo vetëm dëme materiale, por edhe procedimin e tij dhe dërgimin nën arrest.

Emri i qytetarit të dalë jashtë kontrollit, u denoncua në telefon pranë sallës operative të drejtorisë dhe siç raporton policia, ky shtetas, as që kishte ngurruar të matej dhe të ndiqte qetësisht të drejtat e tij.

Pasi nuk i ofruan shërbimin e duhur, ai u kthye pas, i hipi makinës, por nuk u largua. Përkundrazi, ka sulmuar dyqanin me super shpejtësi, duke thyer xhamat dhe vetratat.

“Rreth orës 20:30, është marrë njoftim nga salla operative se në qëndër të Saukut, një person kishte thyer xhamat e një dyqani. Menjëherë nga ana e policisë është shkuar në vendin ku bënte fjalë informacioni dhe kanë konstatuar shtetasin B.S.,”, – i cili ka pranuar faktin se në gjaknxehtësi e sipër ka thyer xhamat e një dyqani.

Por për të kuptuar se çfare e kishte mërzitur të riun, së bashku me të në komisariat përfundoi edhe një grua që dorëzoi kallëzim, si dhe bashkëshorti i saj që pa klientin e nxehur, duke u rikthyer në dyqan së bashku me makinën e tij.

Por pavarësisht detajimit të ngjarjes, gruaja ka kërkuar që i riu ta dëmshërblejë për dëmin e bërë ndërsa ka shtuar: “Nuk dua të dënohet, vetëm se drejtësia duhet ta bindë atë që të paguajë dëmtimin e xhamave”. Ajo rrëfen se ka me qira një dyqan dhe ofron shërbime të ndryshme telefonike për llogari të një kompanie.

“Nga ora 20:00 mbylla  dyqanin dhe shkova në shtëpi dhe  pas rreth 30 minutash, më ka telefonuar bashkëshorti, i cili tha se B.S., po thyente xhamat e dyqanit“.

Gruaja i tha policisë se ky shtetas kishte blerë në këtë dyqan para rreth tre muajsh një tablet dhe ka kërkuar ta kthejë sërish, pasi sipas tij ishte me difekt dhe brenda garancisë. Bashkëshorti i saj ishte munduar që ta mbante, por ai në gjendje të dehur dhe me një xhiro makine ka thyer xhamat.

Të njëjtin version dha edhe i riu, i cili pasi ka pranuar autorësinë dhe ka përsëritur se u pendua për shkatërrimin e biznesit, ka shtuar po ashtu se çdo veprim e kreu në gjaknxehtësi e sipër.

“Shitësja e dyqanit gjithmonë kur shkoja i kam kërkuar të rregullonte tabletin që kam blerë në këtë dyqan, por ajo më ka përcjellë disa herë, duke më gënjyer se do ta rregullonin këtë punë. Atë natë debatova dhe me  bashkëshortin e saj, shtetasin T., për punën e tabletës dhe duke qenë se ky i fundit m’u përgjigj keq, kam marrë makinën dhe kam xhyer xhamat e dyqanit”.

Policia shton se pas administrimit të fotove të vendngjarjes, ka futur në dosje edhe dy fatura tatimore, ku përcaktohet se vlera e punimeve për xhamat e thyer dhe të duraluminit të dëmtuar, shkonin në vlerën e 158 mijë lekë të reja./ Marrë nga Gazeta SI

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

22:19 / September 14, 2026

Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: “Do të jap dorëheqjen më 27 shtator”

21:38 / September 14, 2026

Gjykata e Lartë shqyrton nesër “arrestin me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Bardhi: Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues për të nxjerrë Veliajn nga qelia

19:42 / September 14, 2026

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.