Roland Dalipi, biznesmeni nga Korça i cili ishte mbifaturuar me 23 milionë lekë të vjetër nuk gjeti dot zgjidhje nga OSHEE dhe iu drejtua platformës shqipëriaqëduam.al.
Në postimin e mëngjesit të kryeministrit Edi Rama, Dalipi tregon historinë e tij ku pasi kishte shkuar në zyrat e Kujdesit ndaj Klientit të OSHEE nuk kishte marrë përgjigje për rreth një muaj. Shuma e mbifaturimit ishte shumë e madhe dhe për këtë ai shkroi në platformën e qeverisë, ku adresoi problemi. Ai kërkonte të rishikohej faturimi dhe të lexohej matësi.
Ai u shpreh se brenda 10 ditësh nga fatura ishin hequr 23 milionë leket e vjetër dhe kishte paguar vetëm faturën e shpenzuar nga biznesi i tij, si çdo muaj.
