Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I mbushin xhepin mjekëve, shqiptarët të parët në rajon (FOTO LAJM)

07:24 / July 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
397993
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjysma e shqiptarëve që përfundojnë në spitalet apo qendrat shëndetësore të vendit paguajnë ryshfet për të marrë shërbimin shëndetësore. Përfundimi ka ardhur nga barometri i Ballkanit, një vrojtim i kryer nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

Sipas vrojtimit, gjatë vitit të kaluar 50 për qind e shqiptarëve që u paraqitën në spitale apo qendrat ku ofrohet shërbim shëndetësor, paguan para nën dorë për tu kuruar. Kjo shifër është gati 5 herë më e lartë se sa ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas barometrit, në vendet fqinje pjesa e qytetarëve që raporton se ka dhënë ryshfete për tu kuruar varion nga 10 për qind që është në Bosnje deri në 12 për qind, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Por shëndetësia nuk është i vetmi shërbim publik, për të cilin qytetarët detyrohen të paguajnë para nën dorë për ta përfituar. Edhe në sistemin arsimor, ndodh e njëjta gjë, ndonëse me një intensitet më të ulët.

Sipas barometrit, vitin e kaluar 13 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë paguar ryshfete në shkolla apo institucionet e tjera të sistemit arsimor, në një kohë që në vendet e rajonit kjo shifër varion nga 2 deri në 6 për qind.

Vrojtimi i barometrit të Ballkanit tregon se Shqipëria është vendi më nivelin më të lartë të korrupsionit, thuajse në të gjitha fushat dhe institucioneve publike, përfshirë ato që janë në varësi direkte të qeverisë./tch/

korrupsion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.