Merr flakë një autobus pasagjerësh në aksin Fier- Levan. Ngjarja ka ndodhur sapo zbret vendin e njohur si Qafa e Koshovicës.
Mësohet se në momentin që mori flakë autobusi ka qenë i mbushur me udhëtarë të cilët lëviznin nga Levani për në Fier.
Sapo janë pikasur flakët, drejtuesi i mjetit dhe faturinoja kanë zbritur pasagjerët.
Mësohet e flakët kanë shpërthyer në pjesën e pasme të autobusit, e shkak mund të jetë një defekt në motor.
