Rreth orës 18:55, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Qendrës Shëndetësore Nr. 8, një i mitur 11 vjeç, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve.