Shumë prej vajzave të njohura të ekranit kanë lënë pas një martesë apo marrëdhënie duke u përballur me ndarjen. Vajzat e shoëbiz-it kanë vazhduar jetën me një dashuri të re.
Për koncidencë, zhgënjimi duket se i hodhi Jonida Maliqin, Arbana Osmanin, Bora Zemanin, Teuta Krasniqin, apo edhe Dua Lipën në krahët e meshkujve të cilet janë vite më të rinj se ato.
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj
Për moderatoren e Top Channel, në fillim të këtij viti mediat online përhapën me shpejtësi lajmin se i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj prej 16 vitesh me Ardit Keron, me të cilin ka një djalë.
Një tjetër lajm vetëm pak javë më vonë doli në ‘dritare’ nga jeta private e Arbanës. Ajo shijon një romancë me regjisorin e programit “Dua të të bëj të lumtur” me të ciilin tashmë është në pritje të ëmbël.
Në të njëjtën ditë më 7 maj, çifti festoi bashkë ditëlindjen dhe kjo ishte një rastësi shumë e bukur për ata.
Eduarti është katër vite më i vogël, ai është 33 vjeç ndërsa Arbana 37 vjeçe.
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj
Ndarja e këngëtares Jonida Maliqi dhe biznesmenit Gent Prizreni, me të cilin këngëtarja kishte një lidhje 17- vjeçare ishte një tjetër divorc që ‘tronditi’ portalet. Vetem tre vite nga divorci Jondida është e qetë në krahët e aktorit të humorit Romeo Veshaj.
Një diferencë të madhe ka Jonida me partnerin e saj të ri, ajo është 36 vjeçe ndërsa Veshaj është vetëm 23 vjeç. Diferenca e moshes nuk e ka penguar aspak çiftin te shijojnë romancën e tyre.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj
Duket se edhe ‘fati’ binjakut tjet ër ishte të dashurohej me një vajzë më të madhe në moshë se ai. Bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën Donaldit është Bora . Moderatojra është 28 vjece ndërsa aktori 23 vjeç.
Dua Lipa dhe Aëar Hadid
Dua Lipa e krijoi lidhjen e re ‘me shpejtësinë e erës’ . Artistja nga Kosova u hodh në krahët e një tjetër partneri, vetëm pak ditë pas ndarjes nga partneri me të cilin kishte disa vite lidhje. Partneri i saj i ri është Anëar, vëllai i modeleve të famshme Gigi dhe Bella Hadid.
Dua ka 4 vite diferencë në moshe duke qenë se ai është 20 vjeç.
Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina
Me këngëtarin Blero Muharremi, aktorja kosovare Teuta Krasniqi i dha fund martesës pesë vite më parë. Por u bë publik lajmi pak javë me vonë se Teuta kishte nisur një romancë me atë që sot është bashkëshorti i saj Adonis Morina. Ndërsa duket se marrëdhënia e tyre shkon shkëlqyeshem ,trajneri i fitnesit është pak vite më i vogël se Teuta.




