Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest shtëpie për biznesmenin 51-vjeçar Andi Alimehmeti, i cili u arrestua pasi kishte mashtruar një grua duke i marrë plot 270 mijë euro.
Alimehmeti ka në pronësi të tij një agjenci udhëtimesh. Sipas burimeve, Alimehmeti e ka mashtruar zonjën në fjalë duke premtuar se do të bëhej ortak me të.
Ndërkohë Alimehmeti ka mashtruar edhe persona të tjerë, ndërsa më herët ka qenë i proceduar po për mashtrim.
Kallëzuesja pretendon se i ka marrë shumën prej 270 mijë eurove, por ajo ka mundur që të vërtetoj përmes dokumentacioneve vetëm shumën prej 91 mijë eurosh.
