Këtë të hënë në orën 10:00 ka nisur nga puna Kuvendi i Shqipërisë, pas pushimeve verore.
Gazment Bardhi shpërfill vendimin e Kuvendit Kombëtare për shkarkimin e tij, duke thënë se ai është kreu i grupit. Në një prononcim për mediat, sa i përket zgjedhjes së Lulzim Bashës në Kuvendin Kombëtar si kryetar grupi i PD-së në Kuvend, Gazment Bardhi tha se Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve.
“Z. Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve, vota e 19 pro tij do të jetë e Gazment Bardhit.
Unë kam ftuar të gjithë deputetët e PD-së, Aleanca për Ndryshim, me vullnetin e mirë për të përcaktuar axhendën e përbashkët parlamentare. Të gjithë bashkë si deputetë të opozitës. Unë ftoj secilin koleg të bëhet pjesë e atij takimi. Do jemi në një sallë për të diskutuar si ka funksionuar opozita për këto vite, për t’i dhënë fund asaj situate që na ka vënë në siklet në sallën e parlamentit”, deklaroi Bardhi.
