Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

I moshuari britanik mbijeton për tre ditë në xhungël, rrëfen momentet e tmerrit

15:28 / September 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 1 1 780x439 1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i moshuar britanik ka arritur të mbijetojë për tre ditë në xhungël.

Ai ka rrëfyer, se ka arritur të mbijetojë falë ushqimeve që gjente në xhungël. Leonard Barry Weller, ishte duke udhëtuar me motoçikletën e tij kur humbi rrugën në xhunglën pranë Kohon Kaen në Tajlandë. Temperaturat e larta e detyruan burrin të ngjitej në pemë për të parë nëse mund të gjente rrugën, por papritmas u godit nga një stuhi shiu dhe nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kalonte natën në pyll.

Gruaja e shqetësuar Tawee Leonard, 49 vjeç, thirri policinë dhe një grup kërkimi u dërgua të enjten dhe të premten.

Një gjuetar lokal më në fund e gjeti Leonardin të premten pasdite.
Ai u pa të dilte nga xhungla i parruar. Këmisha e tij ishte e hapur dhe ai kishte humbur këpucët.

Leonard, i cili shpërtheu në lot teksa përqafoi gruan e tij, i emocionuar tha: “Unë jam mrekullisht i lumtur, kurrë nuk kam qenë kaq i lumtur në jetën time”.
“Këmbët e mia janë të lënduara, përndryshe unë jam i lumtur. Unë thjesht admiroj punën që po bëjnë këta njerëz, kjo më bën të qaj”.Leonard, i cili ka jetuar në Tajlandë për rreth 15 vjet, tha se parkoi motorin e tij për të ecur në një kodër, por më pas harroi drejtimin e kthimit “kështu që vazhdoi të ecë përpara”.

Kur vendasit gjetën Leonardin, ai ishte shtrirë në tokë në një shtrat me gjethe pa këpucë, shkruajnë mediat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia dhe Ukraina shpërfillin marrëveshjen e Trump

22:41 / October 12, 2026

Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit

21:40 / October 12, 2026

“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania habit familjen siriane që kërkon azil, zbulohet letra e Home Office

20:52 / October 12, 2026

Armëpushim energjetik, Rusia “sfidon” Trump: Sulm me dronë centraleve elektrike

15:20 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.