Policia e Durrësit ka vënë në pranga pronarin e qenit pitbull i cili pasditen e djeshme (2 nëntor) sulmoi në rrugë një 84-vjeçar. Ngjarja u shënua në lagjen nr 13 të Durrësit. Pronari 44 vjeçar kishte braktisur qenin e tij. ”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh identifikuan dhe arrestuan pronarin e kafshës (qen i llojit Pitbull), shtetasin A.L., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”,-informoi sot policia e Durrësit. 84-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Postime te ngjashme
Add A Comment
