Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I ngarkuari me punë i SHBA-së takohet me drejtorin e policisë, Muhamet Rrumbullaku

10:34 / October 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wisner rrumbullaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, në Shqipëri, David Wisner dhe pjesëtarë të ekipit të seksioneve ligjzbatuese në këtë ambasadë.

Vizita ishte në kuadër për të çuar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin solid të deritanishëm, ndërmjet forcave të rendit të SHBA-së, Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri dhe Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit. Drejtori i Përgjithshëm falenderoi të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës Amerikane dhe përfaqësuesit e tjerë të ambasadës për vizitën, si dhe për mbështetjen dhe besimin.

Gjithashtu, i siguroi përfaqësuesit e ambasadës amerikane se Policia e Shtetit është partnere e besueshme e SHBA-së, si dhe se është maksimalisht e angazhuar për të luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët strategjikë dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, Wisner falenderoi Policinë e Shtetit për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve, si dhe për përpjekjen për një Shqipëri më të sigurtë.

Wisner dhe përfaqësuesit e tjerë çmuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet forcave të rendit të SHBA-së, Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri dhe Policisë së Shtetit, si dhe shprehën gatishmëri për ta intensifikuar më tej këtë bashkëpunim.

Muhamet Rrumbullaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.