Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
MOTI

I nxehti “afrikan” pushton vendin, ISHP këshilla për qytetarët, ja si të kujdeseni për shëndetin

20:35 / June 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Instituti i Shëndetit Publik ka ndarë disa këshilla për qytetarët në këto ditë të nxehta që kanë përfshirë vendin. Të premten temperatura shënoi 41 gradë Celsius.

ISHP këshillon të shmanget ekspozimi e drejtpërdrejtë në diell, kur është më i fortë, zakonisht midis orës 11:00 deri 15:00, por edhe më gjatë në varësi të vendit ku jeni.

Rekomandohet qëndrimi në hije midis orëve me rrezatim ultraviolet (UV) më intensiv.

ISHP thekson se qytetarët duhet të veshin rroba që mbulojnë krahët dhe këmbët, të përdorin kapele me strehë të gjerë për të mbrojtur fytyrën dhe qafën, si dhe të përdorin syze dielli për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit të syve.

Këshillohet gjithashtu të konsumohen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Të evitohen pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë, si dhe të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.

Ekspertët e ISHP-së këshillojnë gjithashtu të mos përdorni kurrë krem kundër diellit për të zgjatur ekspozimin tuaj në diell. Përdorni krem kundër diellit me faktor mbrojtës (SPF) të paktën 30, me filtra UVA dhe UVB. Mund ta përdoreni atë 30 minuta para ekspozimit në diell. Ripërdoreni kremin çdo 2 deri në 3 orë, pa harruar zonat e ndjeshme si buzët dhe veshët.

Këto rekomandimet e mësipërme janë të vlefshme dhe për fëmijët. “Sa më i ri të jesh, aq më i pambrojtur je. Foshnjat nën 6 muaj duhet të mbahen larg diellit. Nëse keni lëkurë shumë të zbehtë, flokë të kuqe ose fytyrë me pika, jeni më të ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit”, thekson ISHP.

keshilla kujdeseni nxehti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Temperatura deri në 36 gradë C, si parashikohet moti për sot

09:04 / July 19, 2025

Moti sot, vranësira dhe reshje të dobëta shiu

08:40 / July 18, 2025

Priten reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për sot

08:40 / July 17, 2025

Parashikimi për këtë të mërkurë

08:40 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.