Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I nxehti ekstrem në Greqi kufizon punën jashtë, nga ora 12:00 deri në 16:00 kufizohet lëvizja

19:37 / August 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vape
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e pestë dhe e gjashtë e valës së motit të nxehtë që ka përfshirë Greqinë do të regjistrojnë edhe temperaturat më të larta.

Sipas shërbimin sinoptik kombëtar, temperaturat në disa zona, sidomos në Greqinë qendrore do të shkojnë nga 44 në 46 gradë celsius, ndoshta duke thyer rekordin prej 44,6 gradësh të 21 viteve të fundit të regjistruar në Serres në korrikun e vitit 2007.

Autoritetet greke kanë publikuar për këtë arsye dy qarkore të hartuara nga ministritë kompetente që parashikojnë mosardhjen në punë për disa kategori të caktuara të nëpunësve të administratës civile që i përkasin grupeve me disa sëmundje kronike të rënda si dhe një rekomandim për ndalimin e punës kur kjo konsiderohet e nevojshme midis orës 12:00-16:00 për punonjësit e sektorit privat në këto ditë të nxehta.

Gjithashtu në gatishmëri të lartë janë shërbimet zjarrfikëse pasi vetëm në 24 orët e fundit kanë përballuar mbi 60 vatra zjarri, më të fuqishmet në ishullin e Rodos ku u dogjën mbrëmjen e së dielës mbi 7000 hektarë tokë pyjore, por edhe në verilindje të gadishullit të Peloponezit.

Gjatë këtyre orëve, shërbimi në fjalë ka në gjendje pune mbi 950 zjarrfikës me 385 mjete, 21 avionë zjarrfikës dhe 17 helikopterë.

Sic ka deklaruar kryemiministri grek, Kyriakos Mitsotakis mesditën e së hënës, vendi po përballet me të nxehtin më të fuqishëm prej vitit 1987, kur janë regjistruar qindra të vdekur nga moti i nxhetë dhe tepër i gjatë e intensiv i atij viti.

Ndërkohë ministria e Energjitikës ka paralajmëruar të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes në përdorimin e kondicionerëve në shtëpi apo biznese pasi konsumi pritet të shkojë mbi 9500 megawëat, rekord i dekadës së fundit dhe si rezultat ekziston frika e ndërprerjeve të energjisë pasi sistemi nuk mund ta përballojë.

Meteorologët vlerësojnë se dita e martë do të shënojë temperaturat më të larta, ndërsa theksojnë se në fundjavë temperaturat do të shkojnë rreth 38-40 gradë celsius. Ndërsa javën tjetër pritet të normalizohet moti në të gjithë vendin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

22:19 / September 14, 2026

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi

21:59 / September 14, 2026

Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: “Do të jap dorëheqjen më 27 shtator”

21:38 / September 14, 2026

Aktivizohet vullkani Etna, mbyllet përkohësisht aeroporti i Katanias në Siçili

20:00 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.