Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“I pikëlluar nga ajo që po ndodh, Linda Karçanaj është nënë e vetme me dy fëmijë”/ Rama: Jam i bindur që do dalë e pastër, edhe pse…

12:18 / February 17, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8063
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa.

Në fjalën e tij, ai u ndal dhe te ish-drejtoresha Linda Karçanaj, që sipas tij është e pafajshme, edhe pse fjala e fundit i takon drejtësisë.

“Në radhë të parë desha të bëja një falënderim shumë të madh për Linda Karçanajn, e cila ka punuar për dy dekada e më shumë, qysh kur kemi qenë në Bashkinë e Tiranës, të cilën e njoh si një prej njerëzve më të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend. Të cilën ju e njihni vetë personalisht dhe besoj ndani me mua që Linda ka qenë gjithnjë e para që vinte në punë dhe e fundit që largohej nga puna. Jam pikëlluar nga gjithçka që ajo po kalon. Në radhë të parë nga agresioni barabar i portaleve, dhunës verbale që e asociojnë me gjëra të cilat nuk kanë asnjë lidhje me të.

Natyrisht si gjithmonë unë nuk hyj në meritën e çështjes në fjalë, nuk kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e këtyre kompanive të përfshira në hetim. Por unë kam dijeni për faktin që Linda është nënë e vetme me dy fëmijë. Ka një karrierë nga më të shkëlqyerat në shërbimin publik. Kam dijeni që me të gjithë partnerët, edhe ju e dini më mirë se unë që AKSHI ka partnerë të nivelit të lartë, Microsoft-i, Oracle, unë kam dëgjuar fjalët më entuziaste dhe mbresat më të jashtëzakonshme për ju, për stafin tuaj dhe për Linda Karçanajn. I them këto në respekt të një personi që sot ndodhet në një kalvar, ku unë besoj me gjithë zemër do dalë i pastër, por nuk më takon mua ta them këtë, i takon drejtësisë. Por kjo nuk do të thotë t’i hidhen poshtë vlerat që ka krijuar dhe revolucioni që ka udhëhequr së bashku në këtë udhëtim. Ky ekip është një nga asetet më të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë.

Jam i keqardhur për ata ndër ju që janë vënë në presion, për ata që janë keqtrajtuar, që janë abuzuar, që janë përballur me metoda shtrëngimi të pajustifikueshme në një republikë demokratike, por nga ana tjetër duhet t’ju them që jetojmë në një fazë që po ndodh një tjetër revolucion, si ai revolucion që ju keni bërë çdo ditë, për ta transformuar Shqipërinë në një shëmbëlltyrë të botës digjitale. Po ndodh një revolucion më i egër, më i dhembshëm, me më shumë plagë, por i domosdoshëm. 

Revolucioni i transformimit të sistemit të drejtësisë nga një kalbësirë e gjallë në një sistem drejtësie të drejtë, të barabartë dhe funksional. Jemi shumë larg kësaj të fundit, por rruga është pa kthim. Për fat të keq, nëse në botën tuaj virtuale eksperimentet bëhen me algoritme dhe nëse dështimet janë ngecje, fikje të programit, në këtë botën e revolucionit të drejtësisë këto bëhen mbi lëkurën e njerëzve. Nuk është një kompjuter që fiket, është një jetë njeriu që vendoset në pozitë aspak të admirueshme dhe aspak për t’u pasur zili kur është i pafajshëm”, tha Rama ndër të tjera.

Edi Rama fëmijë Linda Karçanaj Nënë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.