Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

I prekur me koronavirus, babai i nuses infekton 76 të ftuar. Dasma kthehet në rast studimi

13:39 / June 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dasma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vatër e nxehtë koronavirusi, shpërtheu gjatë një martese, e cila u kthye në rast studimi, pasi shpresohet se mund të ndihmojë në identifikimin e pacientit zero në Jordani.

76 të ftuar nga 360 që ishin të pranishëm në ceremoninë festive, u infektuan nga babai i nuses, i cili pak ditë më parë kishte qenë në Spanjë.

Gjithçka nisi në 13 mars, ditë kur u mbajt dasma. Nga personat që u infektuan në dasmë, njëri vdiq. Rasti në fjalë është publikuar në revistën amerikane “Centers for Disease Control and Prevention Usa”.

Babai i nuses, shfaqi simptomat e para të temperaturës së lartë, kollës dhe vështirësive në frymëmarrje dy ditë pas dasmës. Më 15 mars, ai shkoi në ndihmën e shpejtë, ku nga tamponi i bërë rezultoi pozitiv. I njëjti fat brenda një muaji u infektuan edhe 85 persona të tjerë, të lidhur direkt apo indirekt me dasmën, ku gjysma e tyre ishin asimptomatik, ndërsa dy në gjendje të rëndë.

Kjo bëri që një grua 80 vjeçare, e prekur edhe nga kanceri, të vdesë dy javë më vonë.

Studiuiesit e Jordan University of Science and Technology, po e analizojnë rastin dhe gjendjen e të ftuarve, pasi një muaj pasi morën pjesë në dasmë, të ftuarit përbënin 24% të rasteve me Covid-19, në të gjithë Jordaninë.

dasma tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Meghan Markle dhe Princi Harry festojnë 8-vjetorin e martesës, çifti ndajnë momente të veçanta nga dasma

22:00 / May 20, 2026

Një tjetër dasmë në shtëpinë e BBV, Brikena dhe Mateo kurorëzojnë dashurinë e tyre

22:41 / April 6, 2026

Dasma e Gimbos dhe Selin, reagon motra e banorit të BBV: E ka dëshmuar që mund të jetë nuse e Kosovës

22:19 / March 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.