Deputeti Enver Roshi i cili është prekur nga koronavirusi, ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore.
Lajmin e ka dhënë dje në foltoren e Parlamentit, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
“Kolegu ynë Enver Roshi është në gjendje të vështirë shëndetësore në përballjen me semundjen”– tha Balla.
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, deputeti Roshi është nisur me avion në Turqi dhe mendohet se do t’i nënshtrohet trajtimit me aparaturën e specializuar ECMO, aparaturë e cila fut oksigjen drejtpërdrejt në gjak dhe heq dioksidin e karbonit. Ajo është më e specializuar se respiratorët dhe trajtimi me të kushton 45 mijë paund.
ECMO është një pajisje që siguron mbështetje jetësore duke futur oksigjen në gjak dhe heq dioksidin e karbonit. Ajo zëvendëson funksionet e zemrës dhe të mushkërive derisa ato të kthehen në normalitet.