Ngjarja më e përfolur gjatë ditëve të fundit mes Kozak Braçit dhe reperit Stresi, ka marrë tjetër kthesë pasi ky i fundit i nxori bisedën e zhvilluar për lirimin e Kozakut nga njerëzit e Fabio Dushkut.

Pak këtyre biesadave menjëherë Kozak ka reaguar duke e quajtur Stresin si tradhëtar, pasi ky i funit ishte ai që ndërhyri për ta shpëtuar, pasi njerëzit e Fabio Dushkut e morën peng.

Më tej Kozak tha se shumë shpejt do të publikojë dosjen e Hamzait, duke premtuar se aty do ketë prova në lidhje me sherrin e zhvilluar.

Kozak dhe Fabio Dushku ishin miq prej vitesh, por gjithçka nisi përmes një video live, ku ata kanë fyer njëri-tjetrin deri në kërcënim.

Sipas Kozakut, ishte Dushku ai që e ka ofenduar duke i thënë “zorragji” dhe aty ka agravuar situata.

“O zorragji ca je duke thënë? Me rob shpie më lënë në halle të miat. Ca thua zorraxhi, unë ty po të respektoj. Unë s’të kam ofenduar ndonjëherë ty se nuk jam tip që ofendoj.

Më the mes ‘live’ 20 mijë veta zorraxhi”, u shpreh Kozak teksa i drejtohet Fabios.

Pas fyerjeve, në shkallët e pallatit të të riut që jeton në lagjen e Alliasit në Tiranë ndodhi një shpërthim.

Më tej, Fabio ka dërguar disa miq të tij, të cilët e rrëmbyen dy net më parë dhe e futën me dhunë në makinë duke e detyruar të thotë fjalë banale ndaj vetes pikërisht në llogarinë e tij të TikTok-ut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here