Epo duket se vetëm 106 votues i shpëtojnë mallkimit të Hazbi Kasajt, kandidatit kontrovers për bashkinë e Këlcyrës i cili është bërë i njohur tashmë për shprehjen “I rëntë kanceri në grykë atyre që s’më votojnë”, kur kandidoi në 2001-shin për deputet.
Kujtojmë se se fundi, pasi beri premtime për elektoratin e tij si, legalizimi i hashashit apo i prostitucionit, Kasa bëri një tjetër deklaratë të fortë, këtë herë për meshkujt.
Në një video të pak kohëve me pare, shpërndarë nga moderatori i emisionit “Xing”, Ermal Mamaqi, Hazbi Kasa deklaronte: “Të gjithë ata meshkujt që zënë femër me forcë, unë propozoj që të dalë ligji dhe t’u pritet deri në kërcell”.
Lexo edhe- Hazbi Kasaj paralajmërim të frikshëm për meshkujt e Këlcyrës
