Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I riu bie nga kati i 5-të i hotel “Rogner” në Tiranë dhe ndërron jetë, ishte mbështetur në kangjellat e ballkonit

21:06 / September 10, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hotelrogner 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja dalin në dritë nga vdekja aksidentale e një 28-vjeçari ditën e sotme në një hotel në Tiranë. Ajdin Mustafi është rrëzuar nga kati i pestë i hotel “Rognerit” në kryeqytet dhe ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

I riu është mbështetur në kangjellat e ballkonit të dhomës së tij, ku për shkak të amortizimit, ato janë shkëputur nga murid he i riu ka rënë nga lartësia.

28-vjeçari është përplasur mbi një automjet të parkuar poshtë hotelit. Mustafi pësoi dëmtime serioze dhe u dërgua në Spitalin e Traumës por fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Policia e Tiranës e ka cilësuar ngjarjen aksidentale po sërish kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu bëhet e ditur se pritet të merren masa ndaj hotelit. Nga verifikimet është vërejtur se hoteli nuk ka vënë asnjë shenjë dalluese për rrezikun që përbënin kangjellat dhe as ka paralajmëruar klientët për mundësinë e shembjes se tyre.

Kamera e Neës 24 ka parë se disa orë pas vdekjes së 28-vjeçarit disa punonjës po ndërhynin në dhomat bosh të hotelit duke përforcuar me vida kangjellat e dritareve të tjera të hotelit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK nis hetim për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave

20:20 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, daja i Zegjine Çaushit mbërrin në Gjykatën e Fierit, pritet të njihet me masën e sigurisë

10:14 / September 17, 2026

U kap duke transportuar 6 emigrantë sudanez drejt Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Devoll

10:19 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.