Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një i ri është hedhur nga kati i pestë i një pallati në rrugën “Niko Avrami”.
Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit, shtetasi me inicialet R. Ç., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
