Gersi, 23-vjeçari me sindromën Down, tha se dëshira e tij ishte të futej në universitetin e Sporteve për të studiuar, por që u përball me një refuzim. Ai tha se arsyeja sepse nuk u pranua ishte mungesa e kuotave.
“Në fakt Emanula ka të drejtë sepse unë kam hasur problematik te universiteti i sporteve. Doja të vazhdoja te Universtiteti i Sporteve, por aty hasëm disa probleme. E para nuk na thanë kuotat. Thanë që nuk kishin kuota. Pastaj aty na kërkuan edhe një test fizik, por unë nuk mund ta bëj këtë”,-tha për Euronews Albania, Gersi Troka.
Nëna e 23-vjeçarit tha se problemi nuk është vetëm te kuotat, por autonomia e universitetit i lejon ata të luajnë një lloj ‘ping-pongu’ me Ministrinë e Arsimit.
“Problemi i autonomisë së universitetit i lejon ata të luajnë ping-pong me ministrinë e Arsimit, se ministria e arsimit thotë që është autonomia e universiteti, ndërsa universiteti thotë se është detyrë e ministrisë që të caktojë kuota për aftësinë e kufizuar intelektuale, sepse për aftësinë e kufizuar fizike ka kuota, por për aftësinë e kufizuar intelektuakle, jo”.