Një i ri nga Durrësi e ka treguar me vepra dashurinë për kryeministrin Edi Rama.
I riu, i cili ka zgjedhur të mbetet i paidentifikuar, ka vendosur të bëjë tatuazh profilin e Edi Ramës.
Ai tha se procesi i gdhendjes në trup kishte zgjatur 10 ditë. Por do ta ketë përjetësisht në trup, më saktë në kurriz, si shenjë të devotshmërisë së tij ndaj kreut të qeverisë.