Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

I riu nga Kukësi i emocionon të gjithë, shkon në maturë me nënën 69 vjeçe

16:55 / June 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sabiti 678x381 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i ri nga Kukësi ka tërhequr vëmendjen, pasi ka shkuar në mbrëmje të maturës me nënën e tij 69-vjeçare.

Është e zakontë që ata t’i shohim të shoqëruar me bashkëmoshatarët e tyre, por djaloshi ka bërë zgjedhjen e tij ndryshe.

I riu nga Kukësi, Sabit Tushaj, shkoi në mbrëmje të maturës, i shoqëruar nga nëna e tij, dhe për ATV thotë se donte që atë mbrëmje të veçantë ta ndante me të.

“I thashë oj nanë më mirë të shkoj me ty se me ndonjë shoqe të klasës, për shkak se tek e fundit shoqja ime e përhershme je ti”, rrëfen ai bisedën me nënën.

Mes të tjerash ai tregon se e kishte menduar të largohej nga vendi, por nëna e kishte frenuar. Në familjen e tij, asnjë nga 12 fëmijët nuk e kishte përfunduar gjimnazin për arsye të ndryshme.

“Jemi 8 vëllezër dhe asnjëri prej tyre nuk e ka mbaruar gjmnazin. Veç me ia plotësu qejfin nanës, jam munduar ta kryej gjimnazin. Jam shoqëruar me shoqëri që nuk ishte e dhënë pas shkollës.

Donim të iknim nga Shqipëria, të mendonim për të ardhmen tonë. Kam dashur të iki, por duhet të lija shkollën. Falë mamasë tim arrita ta merrja, i vetmi ndër 12 fëmijët. Vëllezërit dhe motrat kanë emigruar jashtë, prej situatës në vendin tonë”.

Sabiti bëhet i pari që e arrin diçka të tillë dhe kështu i ka plotësuar dëshirën nënës së tij, e cila pranon se djali i tij nuk është se kishte qenë ndonjë nxënës i shkëlqyer.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.