Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I riu nuk iu bind policisë, pasi kishte në makinë 7 emigrantë, përplaset me furgonin dhe arrestohet së bashku me 3 bashkëpunëtorët e tij

15:28 / July 27, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emigracion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Perimetri”, i nisur prej kohësh nga policia, për goditjen e trafikut të paligjshëm të emigrantëve. Ata janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga Devolli në drejtim të Tiranës.

Tre të arrestuarit, M.L., Ç.B. dhe F.Q., ndodheshin brenda një mjeti tip “BMË”. Ndërsa i arrestuari tjetër M.Ç., po drejtonte makinën tip “Audi”, brenda të cilës ndodheshin edhe emigrantët. Ai nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar dhe në përpjekje për t’u arratisur u përplas me një furgon

Mësohet se këta shtetas i kanë marrë emigrantëve 300 euro, për t’i kaluar drejt vendeve të BE.

Informacion nga Policia

Qarku Korçë. Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonin 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej të cilëve gjatë ndjekjes nga policia nuk iu bind urdhrit të punonjësve për të ndaluar. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it, Policinë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• M.Ç., 19 vjeç;

• Ç. B., 25 vjeç;

• M. L., 22 vjeç dhe

• F. Q., 27 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, nga informacione të siguruara në rrugë policore se dy mjete po transportonin emigrantë të paligjshëm nga Devolli në drejtim të Tiranës, organizuan punën, lokalizuan dhe konstatuan mjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin M. L., brenda të cilit ndodheshin edhe shtetasit Ç. B., dhe F. Q., si dhe mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin M.Ç., brenda të cilit ndodheshin 7 emigrantë të paligjshëm, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte por ky i fundit nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe është larguar me shpejtësi, ku në fshatin Blacë, Pogradec, është përplasur me një mjet tip furgon duke shkaktuar dëme materiale.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi F. Q., duke qenë në rolin e organizatorit të këtij aktiviteti kriminal, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë, kundrejt fitimit prej 300 euro për person, iu kishin premtuar emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Plumbi i artë’, SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehur

12:00 / November 5, 2026

Shpërthimi tragjik në Elbasan, drejtori i zjarrfikëses: dy viktimat humbën jetën nga shpërthimi, jo nga zjarri

11:15 / November 5, 2026

Shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan/ Llatja: Vijon kërkimi për personin e zhdukur, të gjitha familjet janë evakuuar

08:36 / November 5, 2026

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.