Xhoniel Qelemeni ka qenë i riu i cili ka ndjekur me vrap derisa e ka kapur personin që tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare nga duart e të ëmës.
Ai ka rrëfyer për mediat momentin e frikës dhe tmerrit që përjetuan nënë e bijë, teksa tha se kjo ngjarje nuk kishte bërë vaki në këtë lagje.
Ishte nëna dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija tek bordurat, pashë një tip që kaloi këtu, vajti të rrëmbente çupën.
I thirrëm ne dhe ai u tremb, ne e ndoqëm me vrap, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20. Djalin nuk e njihja, e ndoqa me vrap derisa u lodh, më ndihmuan edhe shokët, e kapëm. Në ato momente ka ndaluar policia. Nëna po thërriste, u tremb, u tromaks. Në ato momente vajza ishte e trembur. Në këtë lagje nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë”, tha i riu.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen 17 të qytetit të Korçës
