Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I riu u qëllua me dy plumba 700 metra larg komisariatit të policisë. Zbardhet ngjarja e ndodhur dje në Lezhë. Konflikti nisi për një…

16:46 / September 29, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polici lezhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sherr për gërvishtjen e makinës, plagoset me dy plumba në këmbë i riu. Një 27- vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05 të së shtunës, në afërsi të tregut të qytetit, ndërsa i lënduar ka mbetur Saimir Nikolla, banues në IshullLezhë.

I riu u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, por pasi mori ndihmën e parë dhe duke parë gjendjen shëndetësore, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar.

Sipas të dhënave, ndaj 27-vjeçarit është qëlluar me pistoletë dhe dy plumba e kanë prekur në këmbë.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar. Pas nisjes së hetimit për zbardhjen e rrethanave, grupi hetimor ka arritur që të identifikojë autorin e plagosjes. Emri i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ndërkohë që forcat e Policisë po punojnë për arrestimin e tij.

Nga veprimet paraprake të Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit për gërvishtjen e makinës. Në bazë të rindërtimit të ngjarjes, dyshohet se 27-vjeçari dhe autori janë shkëmbyer me automjetet e tyre dhe pas fërkimit, ka lindur një debat. Kjo gjë ka çuar deri në shkrehjen e armës së zjarrit, pasi Saimir Nikolla u qëllua dy herë në këmbë. Por nga ana tjetër, grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që mes dy të rinjve të ketë pasur ndonjë konflikt të mëparshëm.

Për këtë arsye po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në plagosjen e 27-vjeçarit nga Lezha. Nga verifikimet e kryera nga Policia, i plagosuri nuk rezulton të jetë person me precedent penal.

Për kapjen e autorit janë ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po hetohet në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu, janë shoqëruar në komisariat disa persona, të cilët po merren në pyetje rreth ngjarjes.

Në momentin e ngjarjes, në zonën përreth ka pasur shumë lëvizje, duke qenë se aty pranë ndodhet edhe tregu, por fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të tjerë të lënduar. Ndërkohë, ngjarja ka ndodhur rreth 700 metra larg Drejtorisë së Policisë në momentin kur po prezantohej drejtori i ri i Policisë Vendore të Lezhës, Erigert Mitri, i cili ka zëvendësuar Ferdinand Maren, që ka mbajtur këtë post për rreth 18 muaj.

“Rreth orës 11:05, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi S. N., 27 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bëhet e ditur nga Policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur

16:24 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.