Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I shkruajti gruan nga burgu, por që letra arrin në destinacion 80 vjet më vonë

08:12 / April 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
162336658 d2584993 e14a 43dc a7c7 e13227c4b302
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një letër e shkruar dhe e dërguar 80 vjet më parë nga Berlini, ka mbërritur në destinacion vetëm pak ditë më parë. Është një letër e ushtarit Pasquale Aloisio, me origjinë nga Mottola (Taranto) në Itali, i cili ishte kapur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i mbajtur në një kamp burgu afër Berlinit. Ushtari kishte shkruar disa rreshta për gruan e tij të dashur, të cilën donte ta qetësonte për gjendjen e tij.

“E dashur Maria shëndeti im është i mirë, ndaj mos u shqetëso për mua”. Kryebashkiaku i Mottola-s Giampiero Barulli tregon historinë në Facebook, duke i bashkangjitur postimit të tij edhe imazhin e letrës, gjurmët e së cilës kishin humbur në shekullin e kaluar. Janë disa rreshta, të shkruara me zemër nga ushtari larg shtëpisë.

“Është viti 1943. Ka luftë dhe të gjithë djemtë janë në front për të luftuar. Midis tyre është Pasquale, një ushtar nga Mottole. Ai është në një kamp burgu afër Berlinit dhe i shkruan një letër, gruas së tij Maria, duke e qetësuar për gjendjen e tij shëndetësore, por letra nuk mbërrin në destinacion”, shkruan kryebashkiaku.

Letra u dërgua nga një prej kampeve gjermane të burgut Kriegsgefangenenlager dhe mban datën e 21 nëntorit 1943, ndërsa pulla ka datën 26 nëntor të po këtij viti.

340911870 3032970920339993 762600274066331248 n

Pasquale Aloisio
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.