Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I shoqi vdiq 13 vite më parë në aksident në punë, e reja kërkon drejtësi: Humba fëmijën…

12:28 / April 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
k 18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

15 nëntori i vitit 2008 do të ishte tragjedi për familjen e Riza Strazimiriti. Djaloshi nga Shqipëria, 25 vjeç, që jetonte prej vitesh në Livorno humbi jetën pas një aksidenti në vendin e punës. Prej dy muajsh ishte i martuar me Dorina Danushin, 25 vjeçe dhe së bashku prisnin një fëmijë.

Lajmi i zi i asaj dite tronditi familjarët e tij, miqtë dhe tërë komunitetin. Madje Dorina, për shkak të dhimbjes së thellë dështoi të lindte pasi humbi foshnjen 4 muajshe ndërsa ishte shtatzënë.

Përgjegjësit për këtë tragjedi u dënuan, por për Danushin drejtësia nuk është vendosur akoma pasi ajo nuk është dëmshpërblyer.

Riza Strazimiri humbi jetën teksa po merrej me ngjitjen e disa paneleve shumë të rënda, një punë me rrezik të lartë që kërkon standarde të rrepta sigurie.

Teksa lëvizte një prej tyre, Strazmiri ra nga lartësia prej 11 metrash. Gjendja e tij shëndetësore u duk menjëherë që ishte e rëndë. Pas arritjes së ambulancës, ai humbi jetën.

Por për familjarët, vdekja e tij e parakohshme është vetëm nisja e një kalvari të gjatë vuajtjesh që do të pasohet me seancat në sallën e gjyqit.

Në vitin 2015, drejtësia italiane dënon 4 persona përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë. Në fund vendoset edhe një dëmshpërblim për familjarët e viktimës prej 100 mijë eurosh.

“Por kur shkuam për të marrë pasuritë e të dënuarve nuk gjetëm asgjë”, tha Danushi. Danushi ka deklaruar se kompania që duhet të dëmshpërblejë familjen zvarrit procedurat.

“Unë humba bashkëshortin dhe djalin, por nxjerrin gjithmonë justifikime”, është shprehur ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.