Një shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
Mësohet se i arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është vendosur në pranga nga pala greke. Ai u kap pasditen e së dielës nga sektori i verifikimit të pasaportave në Kakavijë në bashkëpunim me policinë e Janinës.
Shqiptari ka menduar se do të arrijë t’i shpëtojë kontrollit në pikën kufitare, por nuk ia ka dalë dot.