Pesë persona që ndërruan jetë në qytetin e Bhopal të Indisë ishin të mbijetuar të tragjedisë së gazit të vitit 1984 ku humbën jetën mijëra persona, thonë burime zyrtare.
Ajo ishte një ndër katastrofat më të këqija industriale, dhe të mbijetuarit janë pesë herë më vulenarbël ndaj virusit, sipas organizatave që kanë punuar me viktimat.
Ata thanë se qindra të mbijetuar kanë sëmundje të mushkërive dhe veshkave. India ka 11.439 raste të konfirmuara dhe 377 të vdekur.
