Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I tha live se vajza i kishte vdekur, gazetarja reagon pas “masakrës” me komente

21:02 / April 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
odeta dume 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëna e 22-vjeçares Brisilda Nexhipi, mori dje lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të vajzës së saj, gjatë transmetimit live në emisionin “Pa Gjurmë”.

Mënyra e ndjekur nga moderatoreja e emisionit, Odeta Dume, për t’i dhënë këtë lajm të trishtë nënës së 22-vjeçares u gjykua nga publiku, të cilët shpërthyen me komente negative në rrjetet sociale, duke thënë se mënyra  dhe fjalët e zgjedhura për t’i dhënë këtë lajm të ëmës së Brisildës ishte e gabuar dhe jo etike.

Pas gjithë këtyre komenteve negative ka ardhur edhe reagimi i vetë autores dhe moderatores së emisionit “Pa Gjurmë”, Odeta Dumes, e cila përmes një videomesazhi i ka kërkuar falje nënës së Brisildës, familjarëve si dhe të gjithë teleshikuesve të cilët u tronditën nga kjo histori. Gazetarja pranon se mënyra si ajo dha lajmin ishte e gabuar, teksa ka treguar se për këtë gabim është kryqëzuar nga ndjekësit, madje nuk kanë munguar as mallkimet për familjen e saj.

“Detyra jonë ishte të informomin nënën për këtë lajm tragjik dhe vendosëm ta bënim në këtë studio. Këtu ku nisi dhe mbaroi kërkimet. Por, ndodh që ka dhe histori që kanë një përfundim tragjik. Nuk ka një mënyrë të duhur për ti përcjellë nënës një lajm tragjik, nuk ka fjalë të duhura, dhe ne dje gabuam, përdorëm fjalët e gabuara.

Dua ti kërkoj falje nënës së Brisildës, familjarëve teleshikuesve që u tronditën nga kjo histori. Unë marr përsipër përgjegjësinë e plotë dhe ju siguroj që për mua stafin tim ishte një tragjedi nga e cila mësuam shumë nga ajo që bëmë . Dje unë llogjikova gabim dhe ju më kryqëzuat duke ndjellë vrer dhe mallkime për familjen time”, tha ajo.

Brisilda Nexhipi, vajza 22-vjeçare e cila u denoncua si e humbur nga familjarët e saj, rezultoi se kishte ndërruar jetë më 14 shkurt si pasojë e një aksidenti në zonën e Fllakës në Durrës. Trupi i saj ndodhej prej 52 ditësh në morgun e këtij qyteti i paidentifikuar.

gazetarja Odeta Dume pa gjurme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.