Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“I thash jam nga Kosova, ai filloi të qajë”, rrëfehet një nga vëllezërit që ndihmoi gjermanët e përmbytur

09:33 / July 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjermani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy vëllezërit, Lulzim Hajdaraj dhe Gëzimi, udhëtuan nga Këlni, drejt qytetit Bad Neunar të Gjermanisë për t’i ardhur në ndihmë personave të cilët u dëmtuan nga përmbytjet në Gjermani.

Një nga vëllezërit, Lulzimi tregoi momentin e parë kur bisedoi me një shtetas gjerman dhe se të dielën në mesnatë mbërritën në shtëpi, pas qëndrimit në qytetin, i cili ishte përmbytur pothuajse i gjithi.

“I thashë jam nga Kosova, ai filloi të qajë. Ne shkuam në mëngjes dhe pritem gjatë në kolona për të hyrë në qytet”, tha ai.

Ndër të tjera, Lulzimi rrëfeu se sapo mbërritën në qytet kanë pyetur se kush ka nevojë për ndihmë për pastrimin e banesave.

“Në katet e para, bodrumet ishin të prishura, kishte shumë baltë. Ne iu ndihmuam t’i hedhim jashtë të tëra. Ishte trishtim të shohësh ashtu një qytet të tërë të shkatërruar”, shtoi ai.

Gjithashtu ai tregoi se gjermanët ishin gëzuar që të dy vëllezërit shqiptarë kishin shkuar për tu ofruar ndihmë.

“Ata u gëzuan që ne nuk e kishim harruar ndihmën e tyre që ata e kanë bërë në kohën e luftës dhe atë që shteti gjerman bën edhe sot. Një banor tjetër që e takuam na pyeti nga jeni, dhe ne i treguam që vijmë nga Kosova dhe kemi ardh t’iu dalim në ndihmë për këtë katastrofën që ka ndodhur. Ai filloi të qajë dhe tha disa herë ‘faleminderit nga ju që po na bashkoheni në këto momente të vështira”, tha Lulzimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Digjet pjesërisht një banesë në Fushë-Krujë, flakët shkrumbuan çatinë

17:00 / September 13, 2026

Iu vu tritol tek dera e shtëpisë në Kamëz, ‘shënjestra’ i dyshuar si porositës i disa vrasjeve

15:40 / September 13, 2026

Nufi: Industria e mbrojtjes, prioritet strategjik. 40 mjete të prodhuara në Shqipëri tashmë pjesë e Forcave të Armatosura

13:58 / September 13, 2026

Elton Ilirjani sjell Parashqevi Simakun në New York Fashion Week me një homazh emocionues

13:24 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.